Farmacia Babamusta Këlliçi
Profesioni i farmacistit në familjen Babamusta është traditë dhe pasion i trashëguar në breza.
Me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e farmaceutikës, si në farmaci ashtu edhe në laboratorin galenik, i jemi përkushtuar profesionit të farmacistit, duke ofruar një shërbim professional. Farmacia Babamusta ka një fillesë në tregun farmaceutik privat që në vitin 1995.
Që në fillimet e saj, farmacia kishte laboratorin e saj galenik, një ambient i veçantë i pajisur me aparaturat e nevojshme, lëndët e para ndihmëse për prodhimin e përgatesave të ndryshme galenike; si kremra, pomada, solucione, pudra etj.Pasioni, profesionalizmi dhe puna e palodhur bënë të mundur që farmacia të rritej shpejt, e të krijonte emrin dhe pacientët besnikë.
Një traditë e nisur nga Ismail Babamusta, e trashëguar më pas tek djemtë e tij, Andi dhe Jurgen Babamusta, të cilët e vazhdojnë këtë traditë të profesionalizmit dhe kujdesit ndaj pacintëve.
Farmaci Babamusta Këlliçi drejtohet nga Andi Babamusta, diplomuar në vitin 2008 në Universitetin e Tiranës dhe bashkëshortja e tij, Majda Këlliçi, diplomuar në vitin 2012. Majda Këlliçi sdudioi në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, Universitet, i cili kishte binjakëzim me Universitetin e Milanos në Itali në të cilin edhe u dipllomua. Pas kthimit nga Italia Majda dhe Andi zgjeruan gamën e produkteve galenike të përgatitura në farmaci Babamusta duke sjellë risi në disa formulime e duke përshtatur eksipientët e përgatitjeve bazuar në guidelinet më të fundit të farmaceutikës. Të dy të rinj ,me energji dhe dëshirën e madhe për të bëre një mori përgatitjesh për patologji të ndryshme u përkushtuan dhe në saj të punës së palodhur arritën të mernin feedback të mirë nga pacientët.
Moto jonë është "kënaqësia dhe shërimi i pacjentëve".
Krahas medikamenteve, në farmaci ofrohet një gamë të gjerë produktesh të tilla si; produkte dermokozmetike, ortopedike, për fëmijë dhe nëna, produkte për flokët, integratorë të ndryshëm dhe barna bimore, aparate mjekësorë etj.
Prej shumë vitesh, misioni ynë është të ofrojmë një shërbim të karakterizuar nga profesionalizmi, kompetenca dhe mirësjellja, gjithnjë në të mire e në shërbim të pacientit.
PA SHËNDET NUK KA JETË!
Gjithmonë do jemi pranë jush në cdo kërkesë dhe nevojë që keni!
Me shumë respekt dhe dashamirësi për të gjithë ju që besoni tek ne FARMACIA BABAMUSTA - KËLLIÇI