Politika e privatësisë
Farmacia Babamusta-Kellici disponon mjetet informatike për përpunimin e të dhënave të Klientëve dhe të blerjeve në rrugë elektronike, dhe në këtë kuadër kryen grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, në mbështetje të Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Farmacia është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit të Farmacisë Babamusta-Kellici online, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat që mund t’i interesojnë klientit dhe që mund t’i pergjigjen sa më mirë pritshmërive të tij. Klienti ka tё drejtё nё çdo kohё dhe pa pagesë të refuzojë komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Farmacisë.
Të dhënat personale ruhen nga Farmacia Babamusta-Kellici për përdorimin e shërbimit dhe mund t’i komunikohen partnerëve tregtare të Farmacise, vetëm me miratimin paraprak të Klientit. Farmacia Babamusta-Kellici do të ruajë të dhënat personale të Klientëve që vizitojnë dhe kryejnë transaksione në faqen e internetit të farmacisë për një periudhë dy vjeçare nga data e vizitës së fundit të Klientit në faqen e internetit të Farmacisë Babamusta-Kellici përveç në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet Klientit dhe Farmacisë në lidhje me transaksionet e kryera, rast në të cilin kjo periudhë ruajtje mund të zgjatet.
Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё klienti vendos pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё konfidencial.
Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik, FARMACIA duhet tё njoftohet menjёherё permes kontaktit te vendosur ne dispozicion.
Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë.
Farmaci Babamusta-Kellici