Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, i cili përshin edhe koston e transportit.
Për kryerjen e porosisë, Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij, si dhe per transportin e produktit.
Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë regjistrimit të tij në faqen e internetit të Farmacise Babamusta-Kellici Online, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij, Telefonin, emailin e tij.
Fjalëkalimi është personal dhe kofidencial.
Për çdo vizitë në faqen e internetit, Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Llogaria Ime, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Informacionet e regjistruara nga sistemi i Farmacise Babamusta-Kellici online shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet Farmacise Babamusta-Kellici online dhe Klientëve.