Nutriben – Growth 3 (12m+)
Qumësht për bebe për përdorim nga muaji i 12-të.
Nutribén ® Growth formula është e dizenjuar për fëmijë mbi 12 muaj.
Përmban të gjithë lëndët ushqyese për rritjen e shëndetshme të bebes suaj.
Referenca:
Pagese e Sigurt
Transport i Shpejte
Cilesi e Garantuar
Lëkura e bebit në lindje apo edhe gjatë vitit të parë të jetës ka veçori fiziko-kimike të ndryshme nga lëkura e një të rrituri. Struktura dhe funksioni i saj nuk e ka përfunduar akoma zhvillimin dhe maturimin. Kjo moshë nuk e ka të mundur të krijojë barrierën natyrale mbrojtëse të filmit hidrolipidik. Për këtë arsye lëkura e bebit është ekstremisht delikate dhe e ndjeshme ndaj faktorëve kimikë, fizikë apo agjentëve të mjedisit, të cilët shkaktojnë irritime dhe tharje të lëkurës.
Mister Baby, me eksperiencën në fushën e mirëmbajtjes së lëkurës sjellin një formulë të pasuruar me elementë që ruajnë shëndetin dhe hidratojnë lëkurën. Një linjë e kompletuar me produkte specifikisht të krijuara për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit natyral të lëkurës së bebit. Linja përmban produkte me veti mimetike dhe stimulues ndaj Faktorit Natyral Hidratues (NMF). Falë NMF me 7 përbërës, lëkura ruan hidratimin, parandalon tharjen dhe ruan ekuilibrin fiziologjik. Produktet nuk përmbajnë alkool, paraben, fenoksietanol, SLS, ngjyrues dhe kanë aromë pa alergjizues.
Përbërës të NMF:
Mister Baby larës, falë prezencës së NMF7, siguro një veprim delikat mbi lëkurë duke ndihmuar në mbajtjen e lëkurës së hidratuar e të shëndetshme. Përmban surfaktant "mild" (të lehtë) të përshtatshëm për përdorim që në ditët e para të jetës. Shkumë me efekt zbutës dhe lëmues që lehtëson aplikimin dhe shpëlarjen.