Skincode – SOS Oil Serum matifikues...
Për lëkurë të shndritshme – të yndyrshme – të kombinuar
Fluid matifikues – produkt për në cantë (dite dhe nate).
Referenca:
Vaji 100 % natyral i formuluar nga ne , ka një efekt të menjëhershëm në nxirje.
Pagese e Sigurt
Transport i Shpejte
Cilesi e Garantuar
PERSHKRIMI
Një lëkurë e nxirë ju bën të ndiheni më të bukur, por mos harroni se ju duhet njëkohësisht edhe ta mbroni atë nga rrezet e diellit, duke aplikuar kremin mbrojtës me spf në bazë të fototipit të lëkurës tuaj, sepse rrezet UVA dhe UVB mund të jenë të dëmshme në djegie, skuqje apo irritim.Në ditët e para në ekspozim mbroje lëkurën,mos mendo direkte nxirjen
Vaji 100 % natyral i formuluar nga ne , ka një efekt të menjëhershëm në nxirje, por ju duhet të zbatoni këto rregulla
Mbajeni lëkurën të pastër e të hidratuar. Duke bërë skrab një herë në javë do të ndihmojë zhdukjen e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë nxirja e lëkurës do të jetë e qëndrueshme dhe uniformë.
Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme, me ushqime të cilat stimulojnë melatoninën. Ushqime të pasura me vitaminat A, C dhe E, janë frutat e detit, majdanozi, rukola, spinaqi, brokoli dhe kungulleshkat. Mbi të gjitha, ushqehuni me karota, sepse janë të pasura me beta-karoten i cili i jep pigment lëkurës.
Të qendroni pranë pishinës ose bregdetit përshpejton nxirjen e lëkurës. Uji reflekton rrezet diellore me një intensitet të dyfishtë.
Duhet të shmangni të ekspozoheni në diell në oraret e dëmshme 10:00-16:00.
Pasi të kaloni një ditë në pishinë ose në det është e rëndësishme të aplikoni një krem hidratues, lenitiv,i cili do ju ndihmojë që të ruani nxirjen sa më gjatë dhe do ju mbrojë prej të rrjepurit të lëkurës.
Vaji ledhaton lëkurën tuaj duke e mbrojtur nga dielli me veprimin kundër radikaleve të lira, me një aromë sensuale të lehtë lavandë edhe jasmin ,krijon një lëkurë të butë dhe të hidratuar, me një efekt nxirës mbresëlënës
Formula e tij është e pasur me acide yndyrore esenciale ,vitaminë E që ndihmon kundër tharjes lëkurën dhe e mbron nga agresionet e jashtme.
Shkëlqimi edhe perlat e saj të ëmbla nxisin të gjithë sensualitetin tuaj vetëm me një lyerje.
Si ta përdorni?