Ultra Vitamin B Complex

    Ultra Vitamin B Complex

    Referenca: 0031

    900 Lekë

    Ultra Vitamin B Complex

    Fuqi optimale me vitaminën B complex

    Ultra Vit. B Complex nga Vitabiotics përfshin 8 llojet esenciale të vitaminës B dhe luan një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Esencial për mirëmbajtjen ne parametra optimal të  gjithë organizmit dhe sidomos flokëve, thonjve dhe sistemit nervor.

    Sasia

     

    Pagese e Sigurt

     

    Transport i Shpejte

     

    Cilesi e Garantuar

    Ultra Vitamin B Complex

    Fuqi optimale me vitaminën B complex

    Ultra Vit. B Complex nga Vitabiotics përfshin 8 llojet esenciale të vitaminës B dhe luan një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Esencial për mirëmbajtjen ne parametra optimal të  gjithë organizmit dhe sidomos flokëve, thonjve dhe sistemit nervor.

    Vitaminat B janë vitamina të tretshme në ujë, që do të thotë që ato largohen nga organizmi me anë të urinimit dhe sasia e tyre mund të ulet ndjeshëm. Për këtë arsye rekomandohet marrja e vitaminës B complex si shtesë ushqimore.

    Ultra Vitamin B është veçanërisht e përshtatshme për:

    Atletët dhe individët që meren me aktivitet sportiv
    Njerëzit me aktivitet ditor të ngjeshur
    Individët mbi 50 vjeç
    Vegjetarianët
    Për ata që duan përforcim të sistemit imunitar

    Ultra Vit. B Complex përfshin 8 vitaminat esenciale B : Thiamin (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Acidin Pantothenic (B5), Pyridoxine (B6), Biotin (B7), Acid Folik (B9) dhe Cyanocobalamin (B12)

    Truri dhe sistemi nervor

    Vitaminat B ku mund të veçojmë vitaminat B1, B2, B3, B5 dhe B7 luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit nervor. Gjithashtu dhe acidi pantotenik kontribuon në performancën optimale mendore.

    Flokët dhe lëkura e shëndetshme

    Vitamina B6 kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Biotina kontribuon për mirëmbajtjen e flokëve dhe vitaminat B2 dhe B3 për një lekurë normale.

    Çlirimi i energjisë

    Vitamina B2 ndihmon metabolizmin normal te hekurit, i njohur për kontributin e tij në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe hemoglobineës. Kjo ka impakt të drejtpërdrejtë në transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut. I gjithë spektri i vitaminave B ndihmon në çlirimin e energjisë dhe në reduktimin e lodhjes.

    Shëndeti i zemrës dhe nivelet e Homocisteinës

    Tiamina (vit. B1) kontribuon në funksionimin normal të zemrës. Vitamina B12 dhe acidi folik kontribuojnë në metabolizmin normal të Homocisteinës, që është një faktor i rëndësishëm në veprimtarinë e zemrës.

    Sistemi imunitar

    Vitamina B6, B12 dhe acidi folik kontribuojnë në funskionimin normal të sistemit imunitar.

    Përdorimi

    Një ose dy tableta në ditë. Rekomandohet të gëlltiten me ujë ose një pije të ftohtë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Ultra B mund të përdoret për sa kohë është e nevojshme..

    0031

    Referencat specifike

    16 produkte të tjerë në këtë kategori: