Farmacia jone disponon mjetet informatike për përpunimin e të dhënave të Klientëve potenciale dhe të blerjeve në rrugë elektronike, dhe në këtë kuadër kryen grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, në kuptimin e Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Farmacia është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit të Farmacisë Babamusta-Kellici online, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat e Farmacisë Babamusta-Kellici që mund t’i interesojnë Klientit dhe që mund t’i pergjigjen sa më mirë pritshmërive të tij. Klienti ka tё drejtё nё çdo kohё dhe pa pagesë të refuzojë komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Farmacisë Babamusta-Kellici.
Të dhënat personale ruhen nga Farmacia Babamusta-Kellici për përdorimin e shërbimit dhe mund t’i komunikohen partnerëve tregtare të Farmacise Babamusta-Kellici, vetëm me miratimin paraprak të Klientit. Farmacia do të ruajë të dhënat personale të Klientëve që vizitojnë dhe kryejnë blerje në faqen e internetit të farmacisë për një periudhë dy vjeçare nga data e vizitës së fundit të Klientit në faqen e internetit të Farmacisë Babamusta-Kellici përveç në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet Klientit dhe Farmacisë në lidhje me blerjet e kryera, rast në të cilin kjo periudhë ruajtje mund të zgjatet.
Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё konfidencial.
Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik, FARMACIA BABAMUSTA-KELLICI duhet tё njoftohet menjёherё.
Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke iu drejtuar Farrmacisë Babamusta-Kellici me shkrim në adresën: Farmacia Babamusta-Kellici, Rruga Fetah Bllaca, Durres, Albania. E-mail: info@farmaciababamusta-kellici.com