Këto dispozita zbatohen vetëm në rast se Klienti zgjedh dërgimin e produkteve të blera në rrugë elektronike në adresën e Klientit.
Kostot e dërgimit përfshijnë kostot e trajtimit të porosisë dhe kostot e transportit.
Kostot e transportit të produkteve do të përcaktohen në varësi të vendodhjes së Klientit.
Kostot e dërgimit të produkteve përcaktohen gjatë kryerjes së porosisë në faqen e internetit të Farmacise Babamusta-Kellici online.
Kostot e trajtimit të porosisë janë fikse dhe përfshijnë kostot e përgatitjes së porosisë, paketimin, ambalazhimin përkatës dhe sigurimin që garanton transportin e rregullt deri në adresën e Klientit.
Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostove të dërgesës (trajtimit dhe transportit) të cilat i shtohen çmimit të produkteve të porositura.
Kostot e dergimit Tarifat e dërgimit me postë në Shqipëri
VLERA E POROSISË | KOSTO E DËRGESËS |
0-1500 LEKË | 300 LEKË |
1501-3000 LEKË | 200 LEKË |
3001 – 4999 LEK | 100 LEKË |
5000 OSE MË SHUMË | DËRGESA FALAS |