NEBIAL 3 % 20 FLACONICINI - BUONA

    NEBIAL 3 % 20 FLACONICINI - BUONA

    Referenca:

    1,270 Lekë
    NEBIAL 3% Solucion kripor hipertonik 3% me pH fiziologjik me acid hialuronik.
    Ka një veprim dekongjestionues në mukozën e hundës dhe ka efekt fluidizues në mukus. Ndihmon drenimin e sekrecioneve, ndaj përdoret për mbajtjen pastër të kavitetit te hundës, në ftohje, në rinite alergjike, në rinosinuzite, në sinuzite.
    Sasia

     

    Pagese e Sigurt

     

    Transport i Shpejte

     

    Cilesi e Garantuar

    NEBIAL 3 % 20 FLACONICINI - BUONA

    NEBIAL 3% Solucion kripor hipertonik 3% me pH fiziologjik me acid hialuronik.
    Ka një veprim dekongjestionues në mukozën e hundës dhe ka efekt fluidizues në mukus. Ndihmon drenimin e sekrecioneve, ndaj përdoret për mbajtjen pastër të kavitetit te hundës, në ftohje, në rinite alergjike, në rinosinuzite, në sinuzite. Liron hundët e bllokuara duke përmirësuar frymëmarrjen. Prania e acidit hialuronik e bën të përshtatshëm për t’u administruar tek fëmijët. Acidi hialuronik është një substancë natyrale e prodhuar nga organizmi ynë, që ka funksion hidratimin e indeve. Ngjitja e tij mbi sipërfaqen e mukozës mban ujin në mënyrë fiziologjike në formën e një shtrese mbrojtëse që lehtëson mukozën e irrituar. Solucioni në brendësi mund të përdoret në terapi me aerosol.
    Frekuenca e përdorimit: Tek latantët: hidhni disa pika në vrimën e hundës së bllokuar, disa herë në ditë, zakonisht para se të ushqeni fëmijën ose para ta vini për të fjetur. Tek fëmijët: 1-3 shpëlarje për cdo vrimë hunde, 2-3 herë në ditë. Tek adultët: 2-4 shpëlarje për cdo vrimë hunde, 2-3 herë në ditë.
    Përmbajtja: solucion hipertonik 3% dhe acid hialuronik Nuk ka konservantë.
    Nuk përdoret: Në rast të hipersensibilitetit ndaj njërit prej përbërësve . Produkti duhet të përdoret vetëm mbi mukozën e padëmtuar me integritet anatomik. Nën fëmijët nën 1 vjec, përdorimi duhet të jepet me rekomandimin e mjekut. Në rast të reaksioneve të padëshiruara ndaloni përdorimin dhe kontaktoni mjekun.
    Efekte të padëshiruara: Nuk janë vënë re dhe as nuk janë parashikuar efekte anësore të lidhura me produktin. Provat mbi produktin nuk kanë evidentuar fenomene të hipersensibilitetit ose efekte të tjera anesore. Nebial 3% janë të një sigurie të provuar dhe lejojnë përdorim të përsëritur.
    Paketimi: Kuti me 20 flakonë; 1 flakon 5ml

    Referencat specifike

    16 produkte të tjerë në këtë kategori: