Lierac Rosologie Redness Correction Neutralizing Cream-Krem për lëkurë kuperoze, korrigjues i skuqjes së lëkurës
Referenca:
- Write a review
Krem për lëkurë kuperoze, korrigjues i skuqjes së lëkurës. 40ml
Pagese e Sigurt
Transport i Shpejte
Cilesi e Garantuar
Përshkrimi
Formulim, i cili ka për qëllim të korrigjojë dhe neutralizojë skuqjen e lëkurës, të shkaktuar nga vazodilatacioni (zgjerimi i enëve të gjakut) në sipërfaqen e lëkurës.
Dekstrani pakëson skuqjen difuze dhe ul inflamacionin e lëkurës.
Ekstraktet e bimës ruscus veprojnë kundër skuqjes që krijohet nga dilatacioni i enëve të gjakut,
kurse peptidet neurocalmante qetësojnë skuqjen e menjëhershme të lëkurës dhe rrisin tolerancën e lëkurës ndaj faktorëve të jashtëm ‘ngacmues’.
I pasur me gjalpë shea për një ndjesi të menjëhershme qetësuese dhe pigmente korrigjuese jeshile që maskojnë dukshëm skuqjen dhe unifikojnë ngjyrën. Kremit i janë shtuar dhe prebiotikë të cilët rregullojnë florën e lëkurës dhe rritin mbrojtjen e saj ndaj faktorëve të jashtëm dëmtues.
Aromë e lehtë, e përbërë nga jasemini, gardenia dhe myshku që përforcon ndjenjën e qetësimit në lëkurë. Me vetëm një muaj përdorim vërehen përmirësime të dukshme.
Përdorimi
Aplikohet në mëngjes dhe/ose në darkë në fytyrën e pastruar paraprakisht. Mund të riaplikohet aq herë sa është e nevojshme.