


Referenca:
Krem hidratues dhe oksigjenues për lëkurë shumë të thatë 50ml
Pagese e Sigurt
Transport i Shpejte
Cilesi e Garantuar
Përshkrimi
Krem për lëkurë të thatë dhe shumë të thatë, që ka si qëllim kryesor të ushqejë lëkurën dhe t’i rikthejë asaj gjendjen normale të hidratimit.
Zbut rrudhat e para dhe i jep lëkurës një ndjesi freskie.
Këtë e arrin në sajë të kompleksit Hydra O2, të përbërë nga kombinimi i përbërësve të mëposhtëm:
– Biomimetik oksigjen – një kompleks me origjinë vullkanike i pasur me magnez që imiton efektin e oksigjenit në nxitjen e metabolizmit dhe hidratimin e lëkurës
– Acid hialuronik, qe ka veti të mbajë ujin në sasi shumë më të madhe se pesha e tij, duke rritur hidratimin e lëkurës.
-Kompleks vitaminash e mineralesh dhe ekstrakt të gjethes së bimës Vermonia që ushqejnë lëkurën.
Ekstraktet ujore te trëndafilit, jasminës dhe gardenias i japin këtij kremi një aromë të këndshme. Ditë pas dite lëkura fiton shkëlqimin e humbur. Pa parabene. Jo komedogjenik. I testuar dermatologjikisht.
Përdorimi
Aplikohet në mëngjes dhe/ose në darkë në fytyrë.