

Referenca:
Pagese e Sigurt
Transport i Shpejte
Cilesi e Garantuar
Lëkura e bebit në lindje apo edhe gjatë vitit të parë të jetës ka veçori fiziko-kimike të ndryshme nga lëkura e një të rrituri. Struktura dhe funksioni i saj nuk e ka përfunduar akoma zhvillimin dhe maturimin. Kjo moshë nuk e ka të mundur të krijojë barrierën natyrale mbrojtëse të filmit hidrolipidik. Për këtë arsye lëkura e bebit është ekstremisht delikate dhe e ndjeshme ndaj faktorëve kimikë, fizikë apo agjentëve të mjedisit, të cilët shkaktojnë irritime dhe tharje të lëkurës.
Mister Baby, me eksperiencën në fushën e mirëmbajtjes së lëkurës sjellin një formulë të pasuruar me elementë që ruajnë shëndetin dhe hidratojnë lëkurën. Një linjë e kompletuar me produkte specifikisht të krijuara për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit natyral të lëkurës së bebit. Linja përmban produkte me veti mimetike dhe stimulues ndaj Faktorit Natyral Hidratues (FNH). Falë FNH me 7 përbërës, lëkura ruan hidratimin, parandalon tharjen dhe ruan ekuilibrin fiziologjik. Produktet nuk përmbajnë alkool, paraben, fenoksietanol, SLS, ngjyrues dhe kanë aromë pa alergjizues.
Përbërës të FNH:
Mister Baby qumësht pastrues ka formulë pa emulsues agresivë, që mundësojnë një përdorim të shpeshtë. Prania e kompleksit FNH7 mundëson mirëmbajtjen e ekosistemit të lëkurës në gjëndje ekuilibri fiziologjik. Formulë e pasuruar me vajin e bërthamave të qershisë dhe gjalp Shea, që janë zbutës natyral që ndihmojnë në formimin e barrierës mbrojtëse dhe parandalimin e qetësimin e skuqjeve dhe irritimeve.
Qumështi aplikohet direkt në lëkurë ose në sfungjerin larës prej pambuku. Masazhohet në mënyrë delikate. Pa shpëlarje.