Avene – Spray për fëmijë SPF 50+
Mbrojtje shumë e lartë nga dielli për lëkurën e ndjeshme të bebes ose fëmijës, për trupin dhe fytyrën.
Referenca: 0027
Qumësht për bebe për përdorim nga muaji i 6.
Nutribén ® Continuation është dizenjuar për ti dhënë një ushqyerje të plote, të pasur dhe të përshtashme për fëmijet mbi 6 muaj.
Pagese e Sigurt
Transport i Shpejte
Cilesi e Garantuar
Nutribén ® Continuation është dizenjuar për ti dhënë një ushqyerje të plote, të pasur dhe të përshtashme për fëmijet mbi 6 muaj.
Të gjitha formulat Nutriben prodhohen në një nga fermat e qumështit më moderne në botë, në Madrid, me teknologjine më të avancuar, për të sjellë standartet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe higjenës.
Përmban sasi të mjaftueshme proteinash.
Ndihmon në zhvillimin normal të fëmijës pasi është i pasur me sasinë e duhur te hekurit.
Acidi α-linolenik: ndihmon në zhvillimin normal të trurit dhe sistemit nervor.
Kontribuon në funksionimin normal të sisitemit imunitar: përmban zink, selenium dhe vitamina A, C dhe D.
Vitamina D kontribuon në zhvillimin normal të dhëmbëve dhe kockave.
Hekuri kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe dhe hemoglobinës.
Kontribuon në funksionimin normal të metabolizmit të energjisë: sepse është e pasur me riboflavin, acid pantotenik dhe biotin.
Përdorimi: Një lugë qumësht Nutriben tretet në 30ml ujë. Përdoret me ujë te vluar dhe të ftohur deri në 45°C. Të lahen duart para përgatitjes së qumështit. Qumështi i mbetur i pakonsumuar në biberon të mos ruhet për përdorim të mëvonshem. Pas hapjes së kutisë të përdoret brenda 1 muaji.
Kujdes:
Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijeve. Ky produkt do të përdoret për foshnjat. Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendesosh ushqimin e gjirit me këtë produkt këshillohu me mjekun.