Bioderma – Photoderm AR Tinted Cream...
Mbrojtje shume e larte nga dielli dhe kunder skuqjes
Referenca:
Streçe masazhuese, anti-celulit dhe tonifikuese
Pagese e Sigurt
Transport i Shpejte
Cilesi e Garantuar
Përshkrimi
Streçe Guam të përbëra nga një material elastik, me një strukturë me valëzime, që mundëson masazhim (kryesisht në zonën e kofshëve dhe vitheve) gjatë gjithë periudhës së përdorimit të tyre.
Kanë për qëllim:
-të pakësojnë celulitin
-të rrisin tonifikimin e lëkurës
-të rrisin elasticitetin e lëkurës
-të favorizojnë mikroqarkullimin e gjakut
-të tendosin lëkurën.
Janë krijuar duke u bazuar në teknologjinë GUAM-ENAMA. Streçet shfrytëzojnë teknologjinë e mikroinkapsulimit të algave Guam me çlirim në mënyrë graduale dhe benefitet e rrezeve infra të kuqe të largëta (FIR). Materiali i përdorur EMANA është një mikrofibër poliamidi që përmban kristale mineralesh bioaktive, të cilat absorbojnë nxehtësinë e trupit dhe e shndërrojnë në rrezatim infra të kuq të largët (FIR). Kristalet aktive të mineraleve favorizojnë mikroqarkullimin e gjakut dhe duke qënë se janë të integruara me streçet e ruajnë veprimin e tyre pothuajse gjatë gjithë jetëgjatësisë së streçeve. Algat e mikroinkapsuluara çlirohen në mënyrë graduale dhe e ruajnë veprimin e tyre dhe pas disa javësh përdorim. Rekomandohet që pas javës së tretë të përdoret bashkë me streçet dhe një produkt i linjës Fangocrema Guam. Streçet kanë efekt rimodelues, por nuk shkaktojnë humbje në peshë. I çertifikuar nga Oeko-Tex® Classe I. Ngjyrë e zezë. Masa S/M (42-44) Perimetri i belit 68 – 80 cm Perimetri i vitheve 94 – 106 cm
KESHILLA
Përdorimi
Streçet vishen 6 orë në ditë për 30 ditë. Mund të përdoren pas shtatzënisë, por jo gjatë saj. Lahen në temperaturë jo më të lartë se 40 ˚ C. Nuk behet proçesi i centrifugës. Nuk vendosen në tharësen e rrobave. Nuk hekurosen.